Endrit Thaçi optimist nga Haga: Duke i numëruar ditët kur nga ky objekt do të dalin babi dhe shokët e tij

Endrit Thaçi optimist nga Haga: Duke i numëruar ditët kur nga ky objekt do të dalin babi dhe shokët e tij

Aktuale January 14, 2026 - 14:17

Djali i ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçit, Endrit Thaçi, ka vizituar babanë e tij në Hagë.

Ai ka publikuar një fotografi të tij nga Haga dhe është shprehur optimist se babai i tij do të dalë nga burgu në Hagë.

“Optimist. Duke i numëruar ditët kur nga ky objekt do të dal babi dhe shokët e tij. Dielli do të lindë përsëri”, ka shkruar Endrit Thaçi.

Në paraburgim në Hagë po mbahen Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Image