Sorensen: Shpresoj që viti 2026 të sjellë atë që 2025-a nuk arriti ta japë
Foto: Laura Hasani

Sorensen: Shpresoj që viti 2026 të sjellë atë që 2025-a nuk arriti ta japë

Aktuale January 14, 2026 - 11:15

Përfaqësuesi i BE-së për Dialog, Peter Sorensen, është deklaruar pas takimeve që ka pasur sot në Prishtinë me kryeministrin në detyrë Albin Kurti dhe presidenten Vjosa Osmani.

Sorenseni tha se pret që konstituohet Kuvendi dhe qeveria e re për të vazhduar me dialogun Kosovë – Serbi.

“Jam i lumtur që jam sërish në Kosovë,

Image

kjo është vizita ime e parë e këtij viti. Urime për zgjedhjet, pres me interes që Kuvendi të konstituohet dhe që Qeveria të formohet”, tha Sorenseni, transmeton Zeri.info.

Ai tha se shpreson që viti 2026 të sjellë atë që 2025-a nuk arriti.

“Ne vazhdojmë të punojmë për çështjet e dialogut, me shpresën që viti 2026 të sjellë atë që 2025 nuk arriti ta japë. Pikërisht për këtë arsye e nisa vitin me një vizitë këtu dhe më pas në Beograd gjatë kësaj jave”

“Ajo që synojmë është që të dyja palët të ulen dhe të bisedojnë, duhet të gjejmë një mënyrë që kjo të ndodhë. Përfaqësuesja e Lartë i ka vizituar vendet vitin e kaluar dhe ka theksuar se do të ketë një takim kur koha të jetë e duhur”, tha Sorenseni para mediave. /Zëri