Mbyllet përkohësisht ura në rrugën Drenas-Shtrubullovë-Krajkovë pas dëmtimeve nga vërshimet

Mbyllet përkohësisht ura në rrugën Drenas-Shtrubullovë-Krajkovë pas dëmtimeve nga vërshimet

Aktuale January 13, 2026 - 22:49

Komuna e Drenasit ka njoftuar për mbylljen e përkohshme të urës në segmentin e rrugës Drenas- Shtrubullovë-Krajkovë, si pasojë e dëmtimeve të shkaktuara nga vërshimet e fundit.

Sipas njoftimit zyrtar, ura që ndodhet në afërsi të varrezave të Drenasit ka pësuar dëmtime të konsiderueshme.

“Si pasojë e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet e fundit, ura që ndodhet në rrugën Drenas–Shtrubullovë–Krajkovë, më saktësisht në afërsi të varrezave të Drenasit, ka pësuar dëmtime serioze dhe paraqet rrezik për qarkullim.

Për arsye sigurie, qarkullimi mbi urë ë përkohësisht deri në një njoftim të radhës.

Komuna e Drenasit, në ditët në vazhdim, do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për sanimin e dëmeve dhe rikthimin sa më të shpejtë të qarkullimit normal.

Njësitet e Policisë dhe të Zjarrfikësve janë të pranishme në vendin e ngjarjes dhe janë duke monitoruar situatën.

Lusim qytetarët dhe pjesëmarrësit në trafik që të mos e shfrytëzojnë këtë rrugë dhe të përdorin rrugët alternative deri në sanimin e saj.

Komuna e Drenasit i falënderon qytetarët për mirëkuptim”, thuhet në njoftim.