IKSHPK: Uji nga liqeni i Badocit nuk rekomandohet për pije

IKSHPK: Uji nga liqeni i Badocit nuk rekomandohet për pije

Aktuale January 13, 2026 - 16:01

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se, si pasojë e rritjes së vlerave të turbullirës në ujin e prodhuar nga fabrika për trajtimin e ujit “Badoc”, ky ujë nuk rekomandohet për pije deri në një njoftim të ri.

Sipas njoftimit të publikuar sot, IKShPK bën të ditur se situata po monitorohet vazhdimisht në bashkëpunim me Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”, transmeton Zeri.info.,

Institucionet përkatëse u bëjnë thirrje qytetarëve që të respektojnë rekomandimin dhe të përdorin alternativa të sigurta për pije, derisa të konfirmohet rikthimi i cilësisë së ujit sipas standardeve të lejuara.

IKShPK ka paralajmëruar se qytetarët do të njoftohet me kohë për çdo zhvillim të ri lidhur me furnizimin me ujë të pijshëm. /Zëri