Emisari për dialogun Kosovë – Serbi, në Kosovë nesër
Foto: Laura Hasani

Emisari për dialogun Kosovë – Serbi, në Kosovë nesër

Aktuale January 13, 2026 - 15:33

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë - Serbi, Peter Sorensen, do të vizitojë Kosovën të mërkurën.

Kështu kanë konfirmuar burime të gazetës Express nga Brukseli.

Kjo vizitë e Sorensenit në Kosovë vjen pas mbajtjes së zgjedhjeve të 28 dhjetorit dhe teksa vendi është në pritje të krijimit të institucioneve të reja.

Procesi i dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë ka pasur një ngecje më shumë se njëvjeçare për shkak edhe të bllokadës politike që ka përcjellë Kosovën përgjatë vitit 2025.