Orav: Zgjedhjet treguan që demokracia formëson politika për komunitetin
Aktuale
January 13, 2026 - 15:22
Ambasadori i BE-së në Kosovë, Aivo Orav, është takuar me ministrin në detyrë të Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.
Sipas njoftimit të Zyrës së BE-së në Kosovë, bëhet e ditur se në këtë takim është diskutuar për rolin e qeverisjes vendore të fortë dhe të përgjegjshme në zbatimin e reformave.
“Zgjedhjet e fundit në Kosovë tregojnë se si demokracia vendore angazhon njerëzit dhe formëson politikat që pasqyrojnë nevojat e komunitetit përmes vendimmarrjes pranë tyre”, tha Oravi.