Mblidhet LDK-ja, Imri Ahmeti: Kemi takim konsultativ
Aktuale
January 13, 2026 - 13:55
Lidhja Demokratike e Kosovës është mbledhur sot për të mbajtur një takim konsultativ për çështjet e brendshme të partisë.
Imri Ahmeti, kryetar i Lipjanit dha anëtar i Kryesisë së LDK-së, i bëri të ditura këto informacione në një prononcim për media.
“Për çka jemi ftuar? Është takim i yni, takim konsultativ. Kemi takim për çështjet tona të brendshme të partisë. Për media dhe për publikun, pas takimit do të japim një deklaratë”, tha ai.
I pyetur se a do të pranonte dorëheqjen e Lumir Abdixhikut si kreu i LDK-së, nëse e paraqet një të tillë, Ahmeti nuk dha përgjigje të drejtpërdrejtë.
“Nuk e di, do ta shohim tash për tash takimin”, tha ai shkurt.