Burim Ramadani propozon “Narko-Test” për deputetët
Burim Ramadani ka dhënë një deklaratë interesante sot në lidhje me deputetët e zgjedhur nga zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ramadani ka hedhur një deklaratë të ashpër, duke kërkuar që menjëherë pas certifikimit të rezultateve zgjedhore të bëhet, siç e quan ai, “Narko-Testi”.
Sipas tij, disa persona duhet të drejtohen në QKUK për ndihmë në rehabilitim, ndërsa të tjerët të vazhdojnë punën në ulëset e Parlamentit.
“Shumë e nevojshme është të bëhet ‘Narko-Testi’, menjëherë pasi të certifikohen rezultatet. Sigurt që disa duhet të drejtohen në QKUK për ndihmë në rehabilitim, ndërsa të tjerët vazhdojnë në ulëset në Parlament”, shkroi Ramadani.
Ramadani ishte kandidat për deputet me AAK-në, por nuk ka arritur të sigurojë votat e nevojshme për t’u bërë deputet në Kuvendin e Kosovës. /Zëri