A është i interesuar për kreun e LDK-së nëse Lumir Abdixhiku bëhet president? Flet Përparim Rama
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, është pyetur sot nëse do të merrte drejtimin e LDK-së në rast se këtë vend e lëshon kryetari aktual, Lumir Abdixhiku.
“A mendoni ta merrni postin e kryetarit të LDK-së nëse Lumir Abdixhiku bëhet president i Kosovës”, ishte pyetja për Ramën.
Ai në përgjigje tha se fokusin e ka në kryeqytet, ndërsa tha do të ndihmojë partinë nëse ka nevojë për të.
“E kam cek edhe më përpara që unë jam kryetar i kryeqytetit. Kam një mandat katërvjeçar. Kemi njerëz të mrekullueshëm përbrenda partisë, të cilët munden me i çu proceset përpara. S’ma merr mendja që kanë nevojë për mua, por po them unë jam këtu për kryeqytetin dhe për qytetarët e kryeqytetit. E kur je për kryeqytetin, je për krejt Kosovën, prandaj do të jem aty në ndihmë për çfarëdo ndihme që do të kenë nevojë, por fokusi im është kryeqyteti”, tha ai.