KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës kryejnë ushtrim të përbashkët: Gatishmëri për ruajtën e sigurisë në vend
Foto: Facebook

KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës kryejnë ushtrim të përbashkët: Gatishmëri për ruajtën e sigurisë në vend

Aktuale January 13, 2026 - 11:32

Komanda Evropiane e Shteteve të Bashkuara (EUCOM) ka njoftuar se KFOR-i së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës kanë kryer ushtrim të përbashkët.

Në njoftimin e EUCOM-it theksohet se me këto ushtrime ndërtohet bashkëpunim dhe gatishmëri për të ndihmuar në ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit të Kosovës.

“SIGURI PËRMES BASHKËPUNIMIT –Ushtarë shumëkombësh nga Forca e NATO-s në Kosovë (KFOR) u stërvitën së bashku me Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX) dhe Policinë e Kosovës gjatë Ushtrimit GoldenSabre2025, duke ndërtuar bashkëpunim dhe gatishmëri për të ndihmuar në ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit të Kosovës’’, thuhet në njoftim.