Maqedonci takon zyrtarë të NATO-s, diskutohen siguria rajonale dhe zhvillimi i FSK-së
Foto: Facebook

Maqedonci takon zyrtarë të NATO-s, diskutohen siguria rajonale dhe zhvillimi i FSK-së

Aktuale January 13, 2026 - 11:05

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka takuar komandantin e Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli, Admiral George M. Wikoff, si dhe komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash.

Maqedonci, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se në këtë takim kanë diskutuar për situatën e sigurisë dhe bashkëpunimin e FSK-së me KFOR-in, raporton Zeri.info.

Postimi i plotë:

Sot prita në takim komandantin e Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli, admiral George M. Wikoff, si dhe komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash.

Diskutuam për situatën e sigurisë në vend dhe rajon, zhvillimin e FSK-së dhe bashkëpunimin me KFOR-in. Theksova angazhimin për forcimin e kapaciteteve të FSK-së përmes edukimit të oficerëve sipas doktrinës së shteteve perëndimore si dhe modernizimit me sisteme të armatimit të prokuruara nga shtetet anëtare të NATO-s, në funksion të sigurisë së qytetarëve dhe aspiratës për anëtarësim në NATO.