Hamza: Miqësia dhe kontributi i Walkerit për Kosovën janë të jashtëzakonshme
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka takuar ish-ambasadorin William Walker, i cili po qëndron në Kosovë në prag të përkujtimit të masakrës së Reçakut.
Hamza, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se Walkeri sikur në vitin 1999 kur ishte pran nesh, është çdo vit në përkujtim të kësaj masakre.
“Ditën e sotme e nisa me mikun e madh të Kosovës, ambasadorin William Walker. Në ditët e nderimit për viktimat e masakrës së Reçakut, si çdo vit tjetër, ambasadori Walker është pranë nesh, ashtu siç ishte edhe në janarin e vitit 1999, kur me guxim i dha jehonë botërore krimit serb në Reçak dhe nuk lejoi që e vërteta të mbetej e heshtur. Miqësia dhe kontributi i ambasadorit William Walker për Kosovën janë të jashtëzakonshme”, shkroi Hamza.