Qytetarët e Novosellës raportojnë për dronë të dyshimtë, që hynë nga territori i Serbisë

Qytetarët e Novosellës raportojnë për dronë të dyshimtë, që hynë nga territori i Serbisë

Aktuale January 13, 2026 - 09:24

Dy dronë të dyshimtë pretendohet se janë parë duke hyrë nga territori i Serbisë brenda territorit të Kosovës.

KALLXO.com ka siguruar disa komunikime të Qendrës Operative Komunikuese Koordinuese Operative Kufitare, pika kufitare Muçivërc.

Në këto komunikime SPMK Muçivërc thuhet se rreth orës 20:40 kanë pranuar një informacion nga disa banorë të fshatit Novosellë të Kamenicës, se rreth orës 19:30- 19:45 kanë vërejtur dy drona duke lëvizur nga Serbia në Kosovë mbi fshatin Novosellë rreth vijës kufitare dhe për më shumë se 20 minuta kanë qëndruar statik në afërsi të stacionit policor të Serbisë në fshatin Breznicë.

E tutje një komunikim tjetër tregon se është kontaktuar edhe KFOR-i në lidhje me këta dronë dhe nga ta kanë marrë përgjigje se të njëjtit u përkasin atyre.