“Handikos” në Mitrovicë njofton për shpërndarjen e mjeteve ortopedike
Aktuale
January 12, 2026 - 15:41
“Handikos” njofton të gjithë anëtarët që kanë aplikuar për karroca dhe mjete të tjera ortopedike në QKUK se së shpejti do të kontaktohen nga zyra e “Handikos Prishtina” për marrjen e mjeteve të përfituara.
“Në pritje të shpërndarjes së mjeteve ortopedike, bëjmë thirrje që të gjithë përfituesit të qëndrojnë të gatshëm për komunikim dhe të kontrollojnë rregullisht kontaktet e tyre”, thuhet në njoftimin e “Handikos Mitrovicë”.
Përfituesit do të kontaktohen direkt nga zyra e “Handikos Prishtina”, ku do të marrin udhëzime të detajuara mbi marrjen e mjeteve të tyre.