Nëna e binjakëve të vrarë në Prizren kërkon burgim të përjetshëm për Milosh Pleskoviqin

Nëna e binjakëve të vrarë në Prizren kërkon burgim të përjetshëm për Milosh Pleskoviqin

Aktuale January 12, 2026 - 12:37

Gjykata e Apelit e ka mbajtur seancën për shqyrtimin e ankesës ndaj vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë në rastin ndaj Milosh Pleskoviqit, i dënuar me 15 vjet burgim për krime lufte në zonën e Prizrenit dhe për vrasjen e dy djemve të Mihrije Daçaj.

Nëna e dy binjakëve të vrarë në qendër të qytetit të Prizrenit, Mihrije Daçaj, ka kërkuar burgim të përjetshëm për Pleskoviqin.

“Burg për jetë se m’i kanë mbyt dy djemtë në Has. Nuk kam pasë çka me shti në tokë”, tha ajo shkurt pas seancës.

Ndërsa avokati Blend Gjini tha se po ashtu diskriminuese është se si ai është gjykuar me ligjin e ish-Jugosllavisë.

“Gjykata e Apelit e ka mundësinë me i vërtetu gjërat sepse kemi të bëjmë me një kriminel tipik i grupit. Zonjës Mihrije ia ka mbyt dy djemtë të rinj mu në qendër të qytetit, afër Kalasë së Prizrenit dhe dënimi prej 15 vjetësh është i vogël e diskriminimi më i madh është se po dënohet me ligjin e ish-Jugosllavisë. E në pse ta dënojmë një kriminel me ligj të Jugosllavisë kur kemi ligjin e Tribunalit të Hagës ku këta kriminel duhet të dënohen me dënim për jenë sepse krimi është makabër dhe për këtë zonja Mihrije kërkon drejtësi”, tha ai. /eo