AME: Situata me vërshime kryesisht stabile dhe e menaxhueshme
Agjencia e Menaxhimit Emergjent (AME), ka njoftuar se sipas informatave nga Qendrat Operative Emergjente 112, NJPZSH-të, DSHPE-të dhe raportimeve të qytetarëve, situata e vërshimeve në nivel vendi gjatë periudhës 22:00 më 09.01.2026 – 08:00 më 10.01.2026 paraqitet kryesisht stabile dhe e menaxhueshme.
Pas rënies së reshjeve të shiut dhe fillimit të reshjeve të borës, shumica e lumenjve dhe përrenjve shënuan rënie graduale të nivelit të ujit. Nuk raportohet për humbje jete.
Gjendja sipas rajoneve:
Rajoni i Prishtinës:
Prishtinë: vërshime në rrugën “Rifat Berisha” (Kodra e Diellit) dhe fshatin Hajvali – rruga “Brigada 153”.
Lipjan: vërshime në fshatin Smallush – rruga “11 Qershori”.
Shtime: vërshime në rrugën Shtime–Reçak.
Graçanicë: vërshime në Motel “Villa Hilton” dhe rrugën te Prishtina Mall.
Fushë Kosovë, Obiliq, Drenas, Podujevë: situatë e qetë, pa raste për ndërhyrje.
Rajoni i Prizrenit:
Prizren, Suharekë, Rahovec, Mamushë: rrugët të kalueshme, pa intervenime.
Malishevë: dy intervenime për rrugë të bllokuara nga uji.
Dragash: një intervenim teknik në fshatin Rapçë (pusetë e bllokuar).
Rajoni i Mitrovicës:
Mitrovicë: një familje evakuar në kompleksin “Amina”; situata aktualisht e qetë.
Skenderaj & Vushtrri: pa raste që kërkojnë ndërhyrje.
KEK – Termocentrali Kosova A: intervenim urgjent për pompë thithëse me kapacitet të madh është realizuar.
Rajoni i Pejës:
Pejë, Deçan, Klinë, Istog, Junik: situatë stabile, pa kërkesa për intervenim.
Trafiku: Pejë–Rugovë me segmente me ujë në rrugë (kujdes i shtuar); Pejë–Kullë e kalueshme me kujdes.
Rajoni i Gjakovës: situatë e qetë dhe stabile, niveli i lumenjve duke rënë; raportohet një rrugë e bllokuar nga shembja e dheut.
Rajoni i Gjilanit:
Gjilan: vërshime në rrugën e Kufcës.
Komunat tjera (Ferizaj, Kamenicë, Viti, Kaçanik, Hani i Elezit, Shtërpcë, Artanë/Novobërdë, Kllokot, Partesh, Ranillug): situatë e qetë, pa vërshime.
Kërkesa dhe ndërhyrje specifike:
KEK kërkoi pompë thithëse me kapacitet të madh në Kosovën A – e adresuar dhe realizuar nga AME.
Nuk ka pasur kërkesa shtesë nga komunat gjatë periudhës së raportimit.
Vlerësimi i situatës:
Situata mbetet stabile dhe e menaxhueshme.
Rreziqet kryesore aktuale lidhen me reshjet e borës, ngricat në rrugë dhe vështirësitë në qarkullim.
Nuk ka indikacione për përshkallëzim të situatës.
Gatishmëria institucionale:
Qendra Operative e AME-së dhe strukturat përgjegjëse për Mbrojtje, Shpëtim dhe Ndihmë mbeten në gatishmëri 24/7 për monitorim dhe reagim të menjëhershëm sipas nevojës. /Zëri