Osmani viziton trenjakët e lindur në ndërrimin e motmoteve

Osmani viziton trenjakët e lindur në ndërrimin e motmoteve

Aktuale January 09, 2026 - 21:52

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar dje një vizitë të veçantë në spital, me ftesë të nënës së re Fjolla Ibrahimi Starabaja, për të takuar trenjakët që erdhën në jetë në ndërrimin e motmoteve.

Në një postim në facebook, Osmani e cilësoi këtë ngjarje si një bekim të rrallë dhe një fillim simbolik të vitit të ri, plot shpresë dhe jetë. Ajo theksoi emocionin e veçantë që shoqëron lindjen e trenjakëve, duke e konsideruar këtë moment si një mesazh pozitiv për të ardhmen.

“Me ftesë të nënës së re, Fjolla Ibrahimi Starabaja, dje vizituam në spital trenjakët e ardhur në jetë në ndërrimin e motmoteve, një bekim i rrallë dhe një fillim simbolik i vitit të ri, plot shpresë e jetë.Në atë dhomë kishte dashuri, forcë dhe përkushtim. Përveç trenjakëve, aty ndodheshin edhe dy foshnja të tjera, nënat e të cilave kishin lindur për herë të tretë, duke dëshmuar se familja mbetet vlera më e fortë e shoqërisë sonë”, ka shkruar Osmani.