Shfuqizimi i 13 ligjeve të Qeverisë Kurti, Tahiri: Kushtetuta u mbrojt, ligjshmëria triumfoi
Foto: Laura Hasani

Shfuqizimi i 13 ligjeve të Qeverisë Kurti, Tahiri: Kushtetuta u mbrojt, ligjshmëria triumfoi

Aktuale January 09, 2026 - 19:58

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila ka shfuqizuar 13 ligje të miratuara nga Qeveria Kurti, duke theksuar se ky është një triumf i rendit kushtetues dhe ligjshmërisë.

Tahiri ka bërë të ditur se, në cilësinë e kryetarit të Grupit Parlamentar të PDK-së në legjislaturën e kaluar, më 5 dhjetor 2024, ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese ligjet e kontestuara, të cilat tashmë janë shpallur antikushtetuese.

“Si kryetar i Grupit Parlamentar të PDK-së, në legjislaturën e kaluar, më 5 dhjetor 2024, i dërgova në Gjykatën Kushtetuese këto ligje dhe fituam. U shfuqizuan 13 ligje. Kushtetuta u mbrojt. Ligjshmëria triumfoi”, ka deklaruar Tahiri.