Mihali për rrëzimin e ligjeve: Anëtarët e Kushtetueses aktivizohen kur atyre që i kanë jashtë nuk iu ec vota në popull
Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar 12 ligje të miratuara në seancën plenare të dhjetorit 2024, duke vlerësuar se procedura e ndjekur nga Kuvendi nuk ka qenë e rregullt.
Koordinatorja e VV-së, Dejona Mihali, ka akuzuar gjyqtarët e Kushtetueses për ndikim politik, duke pretenduar se ata janë të varur nga partitë opozitare.
Ajo ka kritikuar gjithashtu vonesën mbi njëvjeçare të Gjykatës për të marrë vendim, duke theksuar se afati ligjor ishte tre muaj.
“1 vit e 1 muaj i mbajti të ngujuara dhjetra ligje të seancës plenare të 5 dhjetorit 2024 Gjykata Kushtetuese. Afati që duhej të përgjigjej ishte maksimumi 3 muaj. Ama priti 4 palë zgjedhje dhe të gjitha numërimet e votave. Sot vendosi të na informojë se seanca plenare e thirrur sipas rregullave të Rregullores së Kuvendit na qenkërka joprocedurale. Nuk dihet prej kur Kushtetuesja merret me rregulloret dhe procedurat e seancave teksa shumica voton e vendos se si mbahen ato. Por çka dihet është se 5 anëtarët aktivizohen kur atyre që i kanë jashtë nuk iu ec vota në popull”, ka shkruar Mihali.