Ushtarët gjermanë të KFOR-it zhvillojnë trajnime për zbulimin e dronëve

Ushtarët gjermanë të KFOR-it zhvillojnë trajnime për zbulimin e dronëve

Aktuale January 08, 2026 - 18:13

Ushtarë gjermanë nga Komanda Rajonale-Lindje e misionit të KFOR-it kanë realizuar një trajnim të specializuar për Sistemet Kundër Mjeteve Ajrore pa Pilot (C-UAS), me qëllim rritjen e kapaciteteve për zbulimin dhe neutralizimin e dronëve.

“Trajnimi u fokusua në përdorimin e teknologjive më moderne kundër dronëve, duke përmirësuar aftësitë teknike të pjesëtarëve të KFOR-it dhe njëkohësisht duke forcuar bashkëpunimin, koordinimin dhe punën ekipore në një ambient shumëkombësh”, thuhet në njoftim.

Sipas KFOR-it, trajnime të tilla janë thelbësore për ruajtjen e gatishmërisë dhe efektivitetit operacional të misionit, në funksion të garantimit të një mjedisi të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjithë qytetarët e Kosovës.

KFOR-i rithekson se vazhdon zbatimin e  mandatit të tij , duke siguruar lirinë e lëvizjes dhe stabilitetin në vend. KFOR bashkëpunon ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in për ruajtjen e sigurisë dhe rendit publik.