Komandanti i KFOR-it takon shefin e UNMIK-ut, diskutohet situata e sigurisë në Kosovë

Komandanti i KFOR-it takon shefin e UNMIK-ut, diskutohet situata e sigurisë në Kosovë

Aktuale January 08, 2026 - 15:15

Komandanti i misionit të udhëhequr nga NATO-ja në Kosovë, KFOR, gjeneralmajor Ozkan Ulutash, ka pritur sot përfaqësuesin special të sekretarit të përgjithshëm të OKB-së dhe shefin e UNMIK-ut, Peter N. Due, në selinë e KFOR-it në Camp Film City në Prishtinë.

Gjatë takimit u diskutua situata aktuale e sigurisë në Kosovë, me theks të veçantë në bashkëpunimin e ngushtë dhe të vazhdueshëm ndërmjet KFOR-it dhe UNMIK-ut

Gjeneralmajor Ulutash rikonfirmoi përkushtimin e KFOR-it për koordinim të vazhdueshëm ndërmjet dy misioneve, me qëllim ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjithë qytetarët në mbarë Kosovën.

KFOR-i ka përsëritur se në kuadër të mandatit të tij të bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999, vazhdon të kontribuojë në garantimin e sigurisë dhe lirisë së lëvizjes për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

Po ashtu, KFOR-i bashkëpunon ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në përputhje me rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë. /Zëri