Situata me rrugët në Prishtinë, kryesisht nën kontroll
Aktuale
January 08, 2026 - 14:37
Drejtoria e Shërbimeve Publike e kryeqytetit ka njoftuar se ekipet e mirëmbajtjes së rrugëve janë në terren dhe se situata aktuale është nën kontroll.
Sipas njoftimit, probleme mund të ketë në segmente të caktuara nga reshjet e borës, raporton Zeri.info.
“Të gjitha rastet janë duke u trajtuar me kohë nga ekipet tona në terren.
Në ditët në vijim pritet përkeqësim i gjendjes, ndaj jemi në gatishmëri të plotë për të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme.
Ju falënderojmë për mirëkuptimin”, thuhet ndër të tjera. /Zëri