Komuna e Rahovecit fillon me vlerësimin e dëmeve nga vërshimet

Komuna e Rahovecit fillon me vlerësimin e dëmeve nga vërshimet

Aktuale January 08, 2026 - 14:22

Vërshimet u shkaktuan shumë dëme qytetarëve të Rahovecit.

Mirëpo, nga sot Komuna e Rahovecit ka filluar regjistrimin dhe vlerësimin e dëmeve nga reshjet, raporton Zeri.info.

“Ftohen të gjithë qytetarët që janë prekur nga përmbytjet të paraqesin kërkesën e tyre te komisioni komunal për vlerësimin e dëmeve në administratën komunale të Rahovecit, më së largu deri më 14 janar 2026”, thuhet në njoftim.

Bëhet e ditur se pas paraqitjes së kërkesës, komisioni komunal do t’ju kontaktojë dhe ekipi përkatës do të dalë në terren për të bërë vlerësimin e dëmeve. /Zëri