Pas takimit me Shtabin Emergjent, Ferati: Situata në Istog është e menaxhueshme
Aktuale
January 08, 2026 - 13:49
Kryetari i Istogut, Ilir Ferati, ka mbajtur një takim me Shtabin Emergjent, pas situatës së krijuar nga vërshimet.
Pas këtij takimi, është vlerësuar se situata është e menaxhueshme dhe se nuk ka vend për shqetësim, raporton Zeri.info.
“Situata e krijuar nga vërshimet është monitoruar përgjatë ditëve të fundit nga Shtabi Emergjent, ekipi im dhe qytetarë të vullnetit të mirë.
Me fillim të ditës së sotme diskutuam dhe vlerësuam terrenin dhe pamë se nga ndërhyrjet e bëra më herët dhe reagimi i menjëhershëm kësaj radhe kanë dhënë efekt dhe dëmi i mundshëm deri tani është parandaluar.
Ekipet tona mbeten në terren dhe gatishmëri të plotë”, shkroi Ferati. /Zëri