Reutersi raporton live për vërshimet në Kosovë
Agjencia ndërkombëtare e lajmeve Reuters po raporton live me pamje nga droni për përmbytjet e rënda në Kosovë, që kanë përfshirë disa komuna të vendit.
“Pamjet nga droni tregojnë përmbytje të rënda në Kosovë. Shirat e rrëmbyeshëm kanë shkaktuar përmbytje të rënda dhe ndërprerje të energjisë elektrike, me shërbimet e emergjencës që po reagojnë ndaj incidenteve në mbarë vendin”, thuhet në përshkrim.
Disa zona të vendit janë përfshirë nga përmbytjet si pasojë e reshjeve të dendura dhe daljes së lumenjve nga shtretërit e tyre. Situata paraqitet e rëndë veçanërisht në disa fshatra të Malishevës, Drenasit, Skenderajt e Gjakovës, ku uji ka mbuluar shtëpi dhe toka bujqësore, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme dhe duke i detyruar disa familje të evakuohen.