Qarkullimi në rrugët e Kosovës nën kushtet e ngricave, Durmishi apelon për kujdes të shtuar

Qarkullimi në rrugët e Kosovës nën kushtet e ngricave, Durmishi apelon për kujdes të shtuar

Aktuale January 08, 2026 - 11:15

Ministri në detyrë i Transportit, Hysen Durmishi, ka njoftuar qytetarët për gjendjen e rrugëve, pas kontrastit të temperaturave që ka shkaktuar ngrica.

“Ashtu siç kemi paralajmëruar edhe mbrëmë, për shkak të kontrastit të temperaturave, rrugët tona janë të mbuluara me ngrica”, tha Durmishi në një postim në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook.

Ai bëri të ditur se gjatë gjithë natës ekipet kanë intervenuar në shumicën e rrugëve që janë në kompetencë të Ministrisë, ndërsa punimet vazhduan edhe në mëngjes.

“Edhe sot në mëngjes kemi vazhduar punën në pastrimin e rrugëve dhe hedhjen e kripës”, shtoi Durmishi.

Durmishi apeloi te qytetarët të tregojnë kujdes maksimal gjatë qarkullimit.

“Aktualisht të gjitha rrugët janë të kalueshme, por kërkohet kujdes i shtuar gjatë qarkullimit. Ju lutemi t’u përshtateni kushteve të rrugës”, përfundoi ai.