Rahoveci rrit subvencionimin për çdo lindje nga 500 në 600 euro
Aktuale
January 08, 2026 - 10:56
Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka njoftuar se është marrë vendimi që të rriten subvencionet për lindjet në 600 euro.
“Nga janari i këtij viti, çdo lindje e realizuar në repartin e maternitetit të QKMF-së ‘Dr. Fahredin Hoti’, do të mbështetet nga Komuna e Rahovecit me 600 €, nga 500 € sa ishte më parë”, u shpreh Latifi.
I pari i Rahovecit tha se deri në fund të mandatit të tij, ky subvencion do të rritet në 750 euro. /Zëri