Komuna e Drenasit jep detaje për gjendjen e rrugëve, pas reshjeve të borës
Aktuale
January 08, 2026 - 10:21
Komuna e Drenasit ka njoftuar se ekipet përkatëse kanë dalë në terren për pastrimin e borës.
Sipas Komunës, rrugët kryesore në këtë komunë janë të kalueshme, raporton Zeri.info.
Problemet më të mëdha janë në rrugën për te Guri i Plakës, në fshatin Çikatovë e Vjetër, si dhe rrugës për te Kroi i Mbretit, në lagjen “Bucolli”, të cilat mbeten të pakalueshme si pasojë e reshjeve të shiut. /Zëri