Sitnica del nga shtrati, raportohet për evakuim të banorëve
Aktuale
January 08, 2026 - 07:54
Raportohet se lumi Sitnica ka dalë nga shtrati, duke shkaktuar përmbytje në disa shtëpi dhe zona përreth.
Sipas raportimeve të "Mitropol", situata është përkeqësuar ndjeshëm, duke detyruar evakuimin e disa banorëve.
Në pamjet e publikuara, shihet se uji ka depërtuar në oborre dhe brenda shtëpive, ndërsa disa qytetarë janë detyruar të largohen me barka për shkak të nivelit të lartë të ujit.