Alarm: Rreth 250 mijë armë ilegale ende në qarkullim në Kosovë
Foto: Laura Hasani

Alarm: Rreth 250 mijë armë ilegale ende në qarkullim në Kosovë

Aktuale January 07, 2026 - 19:38

Edhe 26 vjet pas përfundimit të luftës, prania e armëve ilegale në vend vazhdon të mbetet një shqetësim serioz për sigurinë publike.

Sipas ekspertëve të sigurisë, pas luftës në qarkullim kanë qenë rreth 360 mijë armë pa leje, shumica jashtë kontrollit institucional, raporton Kiks Kosova.

Nuredin Ibishi, njohës i sigurisë, thotë që në vend janë rreth 250 mijë armë pa leje në Kosovë.

Numër ky që thotë se është i lartë akoma edhe pse më herët situata ishte edhe më e vështirë.

Statistikat tregojnë se dendësia e armëve për kokë banori mbetet e lartë, duke rritur rrezikun për incidente të rënda dhe vepra penale që përfundojnë me pasoja fatale.

24 nga 100 qytetarë posedojnë armë, thotë njohësi i sigurisë, çka paraqet rrezik serioz për krime.

Megjithatë, sipas Ibishit, mënyra se si është realizuar legalizimi nuk ka dhënë efektin e pritur, duke kërkuar një qasje ndryshe nga institucionet.