Komandanti i KFOR-it pret në takim presidenten, flasin për sigurinë në Kosovë
Aktuale
January 07, 2026 - 17:17
Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash, priti në vizitë presidenten Vjosa Osmani në Camp Film City, në Prishtinë.
Sipas njoftimit të KFOR-it, Ulutash theksoi angazhimin e palëkundur të misionit të NATO-s për të vazhduar të kontribuojë në sigurinë në të gjithë Kosovën dhe në stabilitetin rajonal.
Ai gjithashtu nënvizoi gatishmërinë e KFOR-it për të rritur koordinimin dhe bashkëpunimin efektiv me institucionet e Kosovës në veçanti Policinë e Kosovës.