AME: Ekziston mundësi për përkeqësim të situatës në rast të reshjeve të reja
Agjencia e Menaxhimit Emergjent (AME) ka paralajmëruar përkeqësim të situatës në rast të reshjeve të reja atmosferike.
Përmes një njoftimi për media, kjo agjenci ka njoftuar se rreziku aktual vlerësohet i menaxhueshëm, me kapacitete të mjaftueshme reagimi.
“Ekziston mundësi për përkeqësim të situatës në rast të reshjeve të reja, megjithatë rreziku aktual vlerësohet i menaxhueshëm, me kapacitete të mjaftueshme reagimi”, është thënë në njoftim, duke i apeluar qytetarët për kujdes.
“AME u bën thirrje qytetarëve që:
• Të shmangin zonat e rrezikuara
• Të ndjekin njoftimet zyrtare
• Çdo rast emergjent ta raportojnë në 112.
Situata mbetet nën monitorim aktiv. AME-ja mbetet e përkushtuar 24/7 të informojë publikun për çdo zhvillim të ri”, është thënë në njoftim.