Osmani falënderon Turqinë për sistemet raketore anti-tank

Osmani falënderon Turqinë për sistemet raketore anti-tank

Aktuale January 06, 2026 - 22:37

Gjatë ditës së sotme, Kosova ka pranuar dërgesën e radhës të sistemeve raketore anti-tank OMTAS, të kontraktuara me prodhuesin shtetëror turk Roketsan në dhjetor të vitit 2023.

Këtë lajm e bëri të ditur ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

E me rastin e pranimit të kësaj dërgese, është deklaruar edhe presidentja Vjosa Osmani.

“Faleminderit, Turqi”, shkroi ajo në një postim në Facebook në gjuhën turke.