Lladrovci: Lehtësohet për qarkullim rruga Drenas-Komoran, por kujdes
Aktuale
January 06, 2026 - 19:08
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka dhënë detaje për situatën me vërshimet.
Ai njoftoi se rruga Drenas-Komoran është lehtësuar për qarkullim, aktualisht niveli i ujit ka rënë dhe është e kalueshme.
“Ftoj qytetarët për kujdes dhe respektim të shiritëve për ndalim të qarkullimit në disa rrugë dhe pranë urave.
Falënderoj qytetarët për respektim të urdhërave të organeve kompetente dhe kontribuesit për lehtësimin e gjendjes në këto vërshime të përmasave të mëdha në komunën e Drenasit”, thuhet ndër tjera. /Zëri