Disa qytete vërshohen nga uji, çka po i shkakton vërshimet në Kosovë?

Disa qytete vërshohen nga uji, çka po i shkakton vërshimet në Kosovë?

Aktuale January 06, 2026 - 19:01

Shumë qytete në Kosovë janë përfshirë nga vërshimet.

Prishtina, Drenasi, Malisheva, Rahoveci e Klina janë vetëm disa prej tyre që u kapluan nga ujërat.

Kjo ka bërë që shumë familje të evakuohen.

Në disa vende edhe janë shkaktuar dëme në infrastrukturë.

Për gjithë gjendjen e krijuar dhanë detaje nga Instituti Hidrometeorologjik.

“Malisheva, është Peja, Juniku, Rahovec, në përgjegjësi pjesa perëndimore dhe jug perëndimore e Kosovës sepse atje kemi reshje më të mëdha të shiut atje edhe kanë filluar reshjet më herët, qysh me datën katër janar, kanë filluar reshjet në zonën e Gjakovës”, thotë Besim Aliu nga IHMK.

Përveç reshjeve të mëdha të shiut që po mbizotërojnë në vend, sipas parashikuesit të motit në këtë Institut, këto vërshime po ndodhin edhe për disa arsye të tjera.
“Këto reshje janë si pasojë e infrastrukturës së dobët pasi përpara kur kemi pasur reshje lumenjtë kanë qenë padëmtuar dhe si pasojë e dëmtimit të shtratit të lumit ne po kemi këto vërshime, infrastruktura edhe nëpër qytetet”, shprehet Aliu.

Njëjtë thotë edhe ish – drejtori i Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit, Ilir Morina.

“Shkaktar janë poashtu edhe mbeturinat e shumta, ju e keni parë dje se sa shumë mbeturina ndodhen aty ku nuk mund të vazhdojnë me tutje rreth urave apo diku tjetër, dhe të gjitha këto zhvillime të pas luftës pa plan, një urbanizim shumë i shpejt, një asfaltim shumë i shpejt, ndërhyrjen e lumenjve vend e pa vend”, shprehet Morina.

Për këtë ai kërkon që të ndërmerren disa masa.

“Ndër masat me të shpejta do të ishte pastrimi i lumenjve, edukimi i popullatës mos me hedh mbeturina dhe dënimi penalizmi i tyre, dmth ne nuk po dëgjojmë që ka dënime, aktakuza, meqenëse është vepër penale shkatërrimi i lumit, nxjerra e zhavorrit vend e pa vend dhe moskontrolli i duhur i tyre, inspektimi e marrja e masave tjera”, thotë ai.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik, nga dita e enjte, reshjet e shiut do të kalojnë në reshje bore./teve1