Lladrovci, thirrje qytetarëve: Mos dilni në rrugë pa nevojë

Lladrovci, thirrje qytetarëve: Mos dilni në rrugë pa nevojë

Aktuale January 06, 2026 - 17:32

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci u ka bërë thirrje qytetarëve që të evitojnë daljet pa nevojë për shkak të kushteve atmosferike.

Sipas tij, rrugët e pakalueshme janë në tri drejtime: Drenas-Komoran, Drenas-Guri i Plakës dhe Drenas-Kroi i Mbretit.

“Qytetarë të nderuar, duhet të keni kujdes të respektoni shiritin e vendosur nga Inspektorati dhe Policia e Kosovës për ndalimin e qarkullimit. Kërkoj të keni kujdes kur të shihni shiritët për ndalimin e qarkullimit edhe për toke, sepse në disa vende i gjetëm të dëmtuar”, u shpreh i pari i Drenasit.

Bëhet e ditur se rrugët e kalueshme janë: Drenas - Çikatovë e Re - Ura e Balecëve - Baicë - Damanek - Krajkovë - Llapushnik dhe dalje në magjistrale.

“Kujdesi duhet shtuar edhe te kalimi i urave tjera në komunën tonë, sepse, ka mundësi që uji ti ketë dobësuar ato.

Dy grupe të Shërbimeve Publike dhe Emergjencat, Policia e Kosovës dhe AME-ja, ndodhen në terren duke u përpjekur për përmirësimin e situatës dhe duke e përcjellur atë”, thuhet në postimin e tij ndër tjera. /Zëri