Komuna e Obiliqit me intervenime në terren për përmirësimin e sigurisë së qytetarëve nga vërshimet

Komuna e Obiliqit me intervenime në terren për përmirësimin e sigurisë së qytetarëve nga vërshimet

Aktuale January 06, 2026 - 14:09

Nënkryetari i Komunës së Obiliqit, Berat Gashi, së bashku me drejtorin e Shërbimeve Publike, Valon Svirca dhe drejtorin e Mjedisit, Rinor Kurteshi, kanë dalë në terren për të vlerësuar nga afër rastet e evidentuara në disa zona të komunës.

Sipas njoftimit të Komunës së Obiliqit, pas inspektimit në terren janë ndërmarrë intervenime konkrete me qëllim të eliminimit të problemeve në prona të caktuara, duke synuar përmirësimin e gjendjes mjedisore dhe rritjen e nivelit të sigurisë për qytetarët.

“Pas vizitës në terren, janë ndërmarrë intervenime konkrete për eliminimin e problemeve në prona, duke synuar përmirësimin e mjedisit dhe rritjen e sigurisë për qytetarët”, thuhet në reagimin e Komunës.

Po ashtu, nga Komuna e Obiliqit është bërë e ditur se institucionet komunale mbeten të përkushtuara për trajtimin e çdo shqetësimi të qytetarëve.

“Komuna mbetet e përkushtuar që çdo shqetësim i qytetarëve të trajtohet me seriozitet dhe të gjendet zgjidhje në kohë”, theksohet në njoftim.