Lirohet rruga për qarkullim të trenit në linjën Pejë-Prishtinë
Foto: Zëri

Lirohet rruga për qarkullim të trenit në linjën Pejë-Prishtinë

Aktuale January 06, 2026 - 13:23

Është lëshuar për qarkullim treni Pejë – Prishtinë – Pejë, pas bllokimit të rrugës e cila ndodhi të hënën si pasojë e rrëshqitjes së gurëve.

Kjo u bë e ditur nga Ndërmarrja “Trainkos”, e cila njoftoi se qarkullimi do të vazhdojë sipas orarit të lëvizjes së trenave.

“Ju njoftojmë se treni Pejë – Prishtinë – Pejë duke filluar nga sot do të vazhdoj qarkullimin sipas Orarit të Lëvizjes së trenave. Treni niset nga Peja në orën 12:10”, thuhet në njoftim.