Raportohet se në Shqipëri një familje kosovare me tre fëmijë është bllokuar në makinë nga përmbytjet

Raportohet se në Shqipëri një familje kosovare me tre fëmijë është bllokuar në makinë nga përmbytjet

Aktuale January 06, 2026 - 12:46

Një qytetar nga Kosova së bashku me tre fëmijët kanë mbetur të bllokuar në makinë në rrugën që çon në Nishtullë.

Top Channel raporton se ata janë nisur nga Ndroqi, ndërkohë që rruga është e pakalueshme.

Sikurse duket në pamje, automjeti ka mbetur i bllokuar, ndërsa po ndërhyhet me karrotrec.

Në rrugë ka prezencë të madhe të ujit, për shkak të reshjeve të dendura të shiut.