KPK-ja në vitin 2025, arenë akuzash mes figurave të sistemit të drejtësisë
Foto: Laura Hasani

KPK-ja në vitin 2025, arenë akuzash mes figurave të sistemit të drejtësisë

Aktuale January 06, 2026 - 08:01

Këshilli Prokurorial i Kosovës, që rëndom kthen vëmendjen kryesisht për çështje procedural dhe teknike, muajin e fundit të vitit 2025 u shndërrua në shkas për akuza e kundër akuza mes figurave të rëndësishme të sistemit të drejtësisë, duke nxitur reagime të niveleve të shumta.

Hapin e parë e shënoi, vendimi i anëtarëve të Këshillit Prokurorial më 20 nëntor me shkarkimin e Besim Kelmendit nga pozita e ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, një ditë pas paraqitjes së tij në Prokurorinë Speciale, si dëshmitar lidhur me punën e tij në gjykatë, gjatë periudhës së masakrës së Reçakut në vitin 1999.

Pavarësisht se Kelmendi e dërgoi rastin për shqyrtim në gjyq, me pretendimet se vendimi ishte i jashtëligjshëm, kryesuesi i KPK-së Ardian Hajdaraj, publikisht tha se vendimi është në përputhje me ligjin, raporton RTK.

Shumë organizata që monitorojnë sistemi e drejtësisë, u deklaruan se vendimi ndaj Kelmendit ishte i paligjshëm, arbitrar dhe abuziv, ndërkohë që nuk u anashkaluan as vlerësimet për “përbërje korporatiste” dhe një “grup i stërvjetër i interesit” brenda KPK-së, tendenca që kanë zënë vend edhe në disa vlerësime të Komisionit të Venecias, duke ngritur alarmin për ndryshime dhe reforma brenda institucionit.

E zbatim të plotë të reformave ka kërkuar edhe Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, pas një takimi me anëtarët e Këshillit Prokurorial.

Nga ky këndvështrim, reformat pritet të fuqizohen në janar, kur edhe ju skadon mandate pesë anëtarëve aktual, pa mundësi për t’u rizgjedhur.

“Duhet të ketë drejtësi brenda atij institucioni është degë e ndarë e pushtetit është degë në kushtetutë e pavarur dhe kësisoj duhet të funksionoj degë, mënyra se si është ndarë 5/5 e dëmton funksionimin kushtetues të këtij organi”, tha Blerim Sallahu, u.d. i ministrit të Drejtësisë.

Por për çfarë reformash bëhet fjalë konkretisht?. Ndryshimet në Ligjin për Këshillit Prokurorial të Kosovës , që janë në fuqi nga qershori vitit 2025, parashohin që institucioni t’i ketë 7 anëtarë, për dallim nga 13 sa janë aktualisht, dhe të ketë edhe anëtarë joprokurorë, të cilët do të zgjidhen nga Kuvendi i Kosovës.

“Nëse i krahasojmë veprimet e dy grupeve, grupi që po rri në mbledhje dhe grupit që dilte nga takimi haptas tregon tendencat për mirëmbajtjen e koorporatizimit edhe në janar të vitit 2026 ku reforma në KPK pritët që të jap efektet e para”, tha Gzim Shala nga IKD-ja.

E reforma pritet të fuqizohet plotësisht në janar, kur edhe u përfundon mandati pesë anëtarëve aktualë, të cilët nuk kanë mundësi për t’u rizgjedhur. Me ndryshimet e reja të parapara, kuorumi për të mundësuar vendimmarrjen arrihet në formatin pesë plus një anëtar.