Ky është parashikimi i motit për ditën e sotme
Aktuale
January 06, 2026 - 07:49
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka bërë të ditur se sot në vendin tonë do të mbajë mot i vranët dhe me riga shiu, shkruan Zeri.info.
Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2 e 4 gradë Celsius, ndërsa ato maksimalet e ditës do të arrijnë në 5 e 8 gradë Celsius.
Era do të fryjë nga juglindja me shpejtësi 1 deri në 6 metra për sekondë. /Zëri
Më poshtë jua sjellim grafikën me temperaturat minimale dhe maksimale për ditën e sotme në qytetet kryesore të vendit:
