Lladrovci përkujton gjeneral Shaban Shalën
Foto: Facebook

Lladrovci përkujton gjeneral Shaban Shalën

Aktuale January 05, 2026 - 15:32

Me rastin e 14-vjetorit të kalimit në amshim të gjeneral Shaban Shalës, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, me familjarë e bashkëluftëtarë, ka nderuar kujtimin për të, duke shkruar se: “Ai ishte dalzotës i orëve të para dhe jeta e tij u lidh pashkëputshëm me idealin e lirisë, me çlirimin dhe ndërtimin e Kosovës”.

Postimi i Lladrovcit pa ndërhyrje:

Bashkë me familjarë, personalitete të shquara atdhetare e politike, bashkëveprimtarë e bashkëluftëtarë, me nderime dhe buqeta me lule pranë Memorialit, kemi nderuar Gjeneralin Shaban Shala, me rastin e katërmbëdhjetëvjetorit të kalimit në amshim.

Jeta dhe vepra e tij janë trashëgimi e çmuar për familjen Shala, për Drenasin dhe krejt kombin. Ai ishte dalzotës i orëve të para dhe jeta e tij u lidh pashkëputshëm me idealin e lirisë, me çlirimin dhe ndërtimin e Kosovës.

Kujtimi për të do të jetë i përjetshëm.

Lavdi jetës dhe veprës së Gjeneralit Shaban Shala!