Problem në gypin kryesor, KRU Prishtina njofton: Këto lagje do përballen me reduktime të ujit
Aktuale
January 04, 2026 - 21:28
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se si pasojë e një rrjedhje në gypin kryesor, do të ketë reduktime të ujit.
Janë disa lagje ku do të preken nga reduktimet, duke përfshirë gjysmën e Hajvalisë.
“Si pasojë e një rrjedhjeje në gypin kryesor DN 250 mm në rrugën Arbanasi, pa furnizim me ujë mbeten këto zona:
Gjysma e Hajvalisë;
Veterniku (pjesa prapa Gorenjes);
Lagja Qëndresa;
Konsumatorët prapa Grand Store;
Zona kah Rezonanca – Lagja Premium”, thuhet në njoftim transmeton Klankosova.tv.
“Ekipet teknike janë në terren dhe po punojnë për sanimin e defektit në kohë sa më të shkurtër të mundshme”.