Ky është parashikimi i motit për ditën e sotme
Foto: Laura Hasani

Ky është parashikimi i motit për ditën e sotme

Aktuale January 04, 2026 - 07:53

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka njoftuar se sot në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu, në viset e larta malore parashihet borë e dobët, shkruan Zeri.info.

Sipas IHMK-së, temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -1deri 1 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të arrijnë në 4 e 7 gradë celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi e lehtë deri mesatare. /Zëri

Më poshtë ju sjellim grafikën me temperaturat minimale dhe maksimale për ditën e sotme në qytetet kryesore të vendit:

Image