Mbi dy orë pritje për të dalë nga Kosova, Merdari dhe Dheu i Bardhë pikat më të ngarkuara
Me përfundimin e festave të fundvitit, ka nisur fluksi i madh i mërgimtarëve që po lënë Kosovën për t’u kthyer në vendet e Bashkimit Evropian.
Sipas të dhënave të fundit, pritjet më të gjata janë regjistruar në pikat kufitare me Serbinë, transmeton Zeri.info.
Pikat me pritjet më të gjata:
Merdar: Kjo mbetet pika më e ngarkuar. Për të dalë nga Kosova, qytetarët po presin nga 2 deri në 2.5 orë (120-150 minuta), me një kolonë automjetesh që arrin deri në 1000 metra.
Dheu i Bardhë: Edhe në këtë pikë ka vonesa të theksuara. Pritja për dalje është rreth 40 minuta, ndërsa kolona e automjeteve është e gjatë 300 metra.
Jarinje dhe Bërnjak: Në këto pika ka lëvizje më të shpeshta, por me kolona të vogla në hyrje (deri në 150 metra në Bërnjak).
Gjendja në pikat e tjera:
Pikat kufitare si Vërmicë, Hani i Elezit, Qafë e Morinës dhe Kullë janë aktualisht të qeta. Koha e pritjes në këto pika sillet nga 3 deri në 10 minuta, si në hyrje ashtu edhe në dalje, pa raporte për kolona të gjata.
