Mërgimtarët po shkojnë, pritje mbi një orë për të dalë nga Kosova
Sipas të dhënave më të fundit për fluksin në pikat e kalimit kufitar, situata paraqitet e qetë dhe me pritje minimale si për automjetet ashtu edhe për kamionët.
Në shumicën e pikave kufitare, koha e pritjes për hyrje dhe dalje të automjeteve sillet nga 3 deri në 5 minuta, pa kolona të evidentuara. E njëjta gjendje raportohet edhe për kamionët, ku në të gjitha pikat koha e pritjes është 3–5 minuta, ndërsa nuk ka kolona në hyrje apo dalje.
Përjashtime me pritje më të gjata për automjete:
Dheu i Bardhë: dalje 30–40 minuta, pa kolona.
Jarinjë: dalje 20–30 minuta, me kolonë rreth 100 metra në dalje.
Merdarë: pritje më e theksuar në dalje, 70–80 minuta, me kolonë deri në 600 metra.
Pikat e tjera kufitare si Bërnjak, Glloboçicë, Hani i Elezit, Kullë, Muçibabë, Mutivodë, Qafë e Morinës, Qafë e Prushit, Stançiq dhe Vërmicë vazhdojnë të funksionojnë pa vonesa të konsiderueshme dhe pa kolona.

Autoritetet kufitare u rekomandojnë qytetarëve që, para nisjes, të informohen rregullisht për gjendjen në pikat kufitare, veçanërisht në drejtim të Merdarës dhe Jarinjës, ku herë pas here regjistrohen pritje më të gjata.