Çka është substanca Acrylamid që u gjet në “Prince Caffe”?
Dy ditë më parë Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë njoftoi se se përmes sistemit të alarmimit të shpejtë RASFF, është pranuar njoftimi për prani të nivelit të lartë të Acrylamide në produktin kafe e bluar “Caffe Monaco” 400 gr., me origjinë nga Kosova dhe eksportues DEVOLLI Corporation.
AUV tha se menjëheë ka marrë veprimet e nevojshme sic parashihen me ligj, ndërsa po vazhdon të monitoroj situatën me kujdes të shtuar për të siguruar ushqim të sigurt, transmeton Zeri.info.
Por, çfarë është Akrilamidi që u gjet në kafen e Devolli Corporation?
Akrilamide (acrylamide) është një substancë kimike, e cila formohet nga ndërveprimi i aminoacideve me karbohidratet (sheqernat). Ky proces ndodh, kur ushqimet me nivel të lartë amidoni si p.sh patatet, buka, apo perime të tjera , gatuhen në temperaturë. mbi 120 gradë C (skuqje, pjekje).
Akrilamide është një nënprodukt i procesit të gatimit i cili gjendet në mënyrë natyrale tek ushqimet.
Efektet e Akrilamideve në shëndet
Testet laboratorike tregojnë se akrilamidet në dietë, shkaktojnë tumor tek kafshët. Edhe pse studimet tek njerëzit për impaktin që ka akrilamidi në shëndet nuk kanë dhënë përfundime të qarta, shkencëtaret bien dakord, se kjo substancë në ushqime ka potencialin të shkaktojë tumor tek njerëzit.