Fillojnë homazhet në Kuvend për ish-kryekuvendarin e Kosovës, Nexhat Daci
Aktuale
January 02, 2026 - 09:54
Kanë filluar homazhet për ish-kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Nexhat Daci, të cilat po mbahen në ambientet e Kuvendit të Kosovës.

Homazhet po zhvillohen në praninë e familjarëve, përfaqësuesve institucionalë, bashkëpunëtorëve dhe qytetarëve, të cilët po bëjnë nderimet për të ndjerin.

Sipas agjendës zyrtare të ceremonive mortore, aktivitetet do të vazhdojnë gjatë ditës me Akademinë Përkujtimore, e cila do të mbahet nga ora 12:00 deri në 12:45 në Sallën Plenare të Kuvendit të Kosovës.

Ndërkaq, ceremonia e varrimit me nderime shtetërore është paraparë të mbahet nga ora 13:40 deri në 14:20, në Varrezat në Dragodan.



