Ky është parashikimi i motit për ditën e sotme
Aktuale
January 02, 2026 - 07:55
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka njoftuar se sot në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me fjolla të dobëta bore, shkruan Zeri.info.
Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -5 e -3 gradë celsius, kurse ato maksimalet do të arrijnë në 4 deri në 6 gradë celsius. /Zëri
Më poshtë ju sjellim tabelën me temperaturat minimale dhe maksimale për ditën e sotme në qytetet kryesore të vendit:
