Shpërthimi në Crans-Montana, Ambasada e Kosovës në Zvicër publikon numrat emergjentë
Aktuale
January 01, 2026 - 19:03
Ambasada e Kosovë në Zvicër, po i monitoron zhvillimet në Crans-Montana, ku ndodhi një tragjedi me shumë viktima e të plagosur, pas një shpërthimi në një bar që gjendej në resortin e njohur të skijimit.
Në njoftim thuhet se Ambasada “është në gjendje gatishmërie t’iu ndihmoj qytetarëve të saj”, duke publikuar numrat kontaktues emegjentë.
“Nëse keni nevojë për ndihmë, lajmërohuni në numrin emergjent të ambasadës +41 77 479 11 86. Numri emergjent zviceran për familjet e brengosura: +41 848 112 117”, thuhet në njoftim.